Google ADS

Ambasadori Lu: Katër klane kryesore kontrollojnë Shqipërinë

12:44 | 2 Tetor 2017
Arbresh.info

Ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu në 20-vjetorin e shkollës së Magjistraturës. ka thënë se katër klane kryesore kontrollojnë Shqipërinë dhe se kanabisi do të kthehet prapë nëse nuk arrestohen “peshqit e mëdhenj”.

“Më në fund shqiptarët duhet të jenë krenar për përparimin dmth kundër kultivimit të kanabisit. Por sfida më e madhe është ende përpara Shqipërisë, lufta kundër krimit të organizuar. Derisa peshqit e mëdhenj të arrestohen e të ndiqen penalisht e të futen në burg, kanabisi do të kthehet”.

” Katër klane kryesore kontrollojnë 20 familje kriminale që menaxhojnë operacione kriminale ku përfshihet trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave dhe pastrimi i parave. Janë disa emra të famshëm kriminelesh shqiptar si trafikanti i drogës, Emiljano Shullazi për të cilin media pretendon se vazhdon të bëjë trafik nga qelia e paraburgimit, apo Lul Berisha, kreu i bandës së Durrësit që gabimisht u lirua herët nga zyrtarë të burgut, kjo çoi në arrestimin e drejtorit dhe avokatit po në mënyrë të mistershme është i lirë. Së fundmi Klement Balili, trafikant droge i kërkuar nga Greqia dhe DEA e SHBA po që ka dalë t’i shpëtojë drejtësisë shqiptare për 18 muaj falë paaftësisë së prokurorëve, policisë dhe ministrisë së Drejtësisë. Ka dhe shumë Shullazë, Lul Berisha dhe Klement Balilë të tjerë në Shqipëri”, tha ai, raporton TCH.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme