Në Shkodër u zhvillua Festa Britanike e Çajit, ku të pranishëm ishin ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ai për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith, si dhe autoritete të tjera, të cilët vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.
Mazniku vlerësoi angazhimin e Britanisë së Madhe me investime në veri të Shqipërisë si dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme si siguria, mbrojtja, tregtia dhe drejtësia.
“Marrëdhënia e Shqipërisë me Britaninë do të forcohet më shumë me lidhjet e sektorit privat. Turistët britanikë sa vjen e më shumë po vizitojnë Shqipërinë duke u përllogaritur pothuajse në gjysmë milioni britanikë deri në fund të vitit. E ardhmja mes dy vendeve tona premton shumë më shumë dhe jemi krenarë për këtë”, tha ai.
Në fjalën e tij, ambasadori Smith konfirmoi marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Britanisë, ndërsa fokusin e vendosi edhe tek të rinjtë.
Ambasadori tha se shumë të rinj mendonin se mundësia e vetme dhe më e mirë ishte të linin Shqipërinë, ndërsa shtoi se, ky mendim ka ndryshuar duke shtuar lidhjet dhe partneritetin mes dy vendeve dhe duke ofruar më shumë mundësi për të rinjtë.
“Takimi i sotëm reflekton angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar në veri të Shqipërisë. Mbi të gjitha, është një angazhim i njerëzve të këtij rajoni që kanë lidhje unike dhe të veçanta me popullin në Mbretërinë e Bashkuar. E kam parë këtë me sytë e mi. Ishte pikërisht këtu, në Shkodër, ku kam mësuar gjuhën shqipe dhe përjetova për herë të parë ngrohtësinë dhe mirësinë e njerëzve të këtij rajoni, bukurinë e peisazheve dhe rrethinave, nga më të bukurat në Europë. Britania e ka konsideruar gjithnjë Shqipërinë si një vend mik, një partner mendjengjashëm dhe një mik në skenën ndërkombëtare. Tani edhe më shumë. Prej kohës kur mbërrita këtu, synova ta transformoj marrëdhënien tonë në një partneritet më të thellë dhe më të gjerë për sigurinë, ekonominë, drejtësinë dhe arsimin. Tani, kemi kaq shumë aspekte pozitive për të festuar”, vuri në dukje ai.
Smith, më tej u shpreh se “jemi përballur me disa sfida të vështira gjatë tre viteve të misionit tim këtu dhe i kapërcyem së bashku”.
“Shumë të rinj, veçanërisht nga veriu mendonin se mundësia e vetme dhe më e mirë ishte ta linin Shqipërinë dhe të udhëtonin në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar. Pjesërisht, kjo është si pasojë e ndikimeve sfiduese të pabarazisë së zhvillimit, në të gjithë vendin. Falë ndihmës tuaj, nisëm ta ndryshojmë këtë duke krijuar partneritete të reja për të shtuar lidhjet e biznesit, arsimit dhe ato kulturore mes Mbretërisë së Bashkuar dhe veriut të Shqipërisë”, tha ambasadori.
/rtsh.al/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...