Ambasadori i Shqipërisë në Madrid po ndjek me vëmendje zhvillimet pas shpalljes së pavarësisë së Katalonjës. Ridi Kurtezi tregon për Top Channel orët e tensionuara në Spanjë dhe se qeveria e Rahoit po rimerr kontrollin në rajonin rebel.
“Duke filluar nga dita e nesërme pushteti politik në komunitetin katalan, kalon në kompetencat e zv.Kryeministres Santa Maria. Me një urdhër të veçantë të ministri të Brendshëm, forcave të sigurisë do tu kërkohet të mos respektojnë me zinxhirin e komandimit lokal por të zbatojnë vetëm urdhrat e Guardia Civil, që është forca nacionale spanjolle. Pritet që Gjykata Kushtetuese spanjolle të fillojë një proces penal ndaj elitës politike katalane dhe kryesisht për presidentin dhe kryetarin e Parlamentit”, tha Kurtezi.
Sipas ambasadorit Kurtezi, aktualisht situata në Katalonjë është e qetë. Qetësi kjo që do të zgjasë derisa nuk krijohen tensione mes protestuesve dhe forcave të sigurisë. Duke u ndalur tek siguria, masa të rrepta janë marr për ndeshjen e së dielës, Giron –Real Madridit.
“Janë marr masa sigurie shumë të rrepta për këtë ndeshje pasi Girona është djepi i separatizmit të Katalonjes. Aty është vendi ku janë përqendruar forcat politike kryesore të cilat kanë elementin kryesor për shkëputjen nga Madridi”, thotë ai.
Por cili është qëndrimi i Shqipërisë mbi pavarësinë e Katalonjës?
“Partnerët europian kanë qënë eksplicite në deklaratat e tyre, po ashtu dhe DASH, duke mbështetur qeverinë qendrore, sovranitetin dhe integritetin territorial dhe duke shprehur dëshirën për respektimin e Kushtetutës, sundimit të ligjit. Edhe qëndrimi jonë shkon në këto parametra.
Ambasadori i Shqipërisë në Madrid, komenton dhe deklaratat të cilat e lidhin Katalonjën me Kosovën.
“Shpallja e Pavarësisë së Kosovës erdhi nga kërcënimi i paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë rajonin, ndërsa në rastin e Katalonjës, ajo është një nga krahinat më të zhvilluar spanjolle. Mendoj që nuk ka fare krahasim midis këtyre dy dosjeve”, thotë Kurtezi për Top Channel.
Xuxi shkakton të qeshura, tenton të bëjë rep si Mc Kresha
Suspendohet një zyrtar policor, bashkë me tre persona patën ...
LVV dorëzon ankesë në PZAP: Certifikimi i Listës Serbe është...
Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes në kushte të mjegul...
Sara dhe Driloni bëjnë dush bashkë
Lajm i mirë për Barcelonën, rikthehet Yamal