Google ADS

Ambasadori i OSBE-së: Shtyrja e zgjedhjeve një mundësi, por a është vendimi i duhur?

13:20 | 23 Prill 2019
A. B.

Ambasadori i OSBE Bernd Borchardt ka patur një takim këtë të martë me disa prej partive të vogla politike shqiptare, nga ku është shprehur dhe për ndryshimin e datës së zgjedhjeve, një kërkesë kjo e artikuluar nga lideri i opozitës Lulzim Basha, i cili në emër të minorancës kërkon largimin e Ramës, dhe zgjedhje përmes një qeveri tranzitore.

I pyetur nga gazetarët mbi aktualitetin politik, Borchardt u shpreh se ndryshimi i datës së zgjedhjeve është një proces i ndërlikuar. Sipas tij një mundësi e tillë ekziston por vetë Borchardt gre pyetjen në është një zgjedhje e mirë që të shtyhen zgjedhjet lokale.

Bernd Borchardt: Kemi një datë zgjedhje që është 30 qershori. Ndryshimi i datës është një proces shumë i ndërlikuar.

Shtyrja e zgjedhjeve ka ndodhur në 2007 dhe shtyrja është një mundësi. Por a është një mundësi e mirë? Çfarë të mira ka sjellë dhe në fund të fundit çfarë të mire do të sjellë sot shtyrja e zgjedhjeve.

Ajo që na takon është që të inkurajojmë partitë politike të gjejnë një zgjidhje, të tregojnë kush zgjidhje është më e mirë. Secili zgjidhje funksion për një vend, ky është një vendim që i takon sovranit. Politikanët duhet të marrin mendimin e tyre për mënyrën më të mirë të funksionimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme