Google ADS

Ambasadori i BE-së i drejtohet partive politike

16:50 | 20 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca u ka bërë thirrje të dyja palëve të politikës shqiptare që të ulen dhe të miratojnë Reformën Zgjedhore.

Ai e ka quajtur këtë reformë si një nga hapat më të rëndësishëm që do ta çojë Shqipërinë drejt hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE.

“U bëjmë thirrje partive politike të tregojnë përgjegjshmëri dhe të përfundojnë TANI në Parlament punën shumë të mirë të bërë nga Komiteti ad-hoc, duke miratuar amendamentet e nevojshme për Kodin Zgjedhor”, shkruan në rrjetin social Tëitter ambasadori Soreca.

Në mënyrë që Kodi Zgjedhor të ishte i aplikueshëm për zgjedhjet lokale të qershorit 2019, Reforma Zgjedhore duhej të ishte miratuar brenda dhjetorit, muaj gjatë të cilit kanë vetëm disa orë nga seanca e sotme dhe seanca e ditës së premte, kur mundet të miratohet, por gjasat janë që nuk do të bëhet. /Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme