Ambasadori i Austrisë Christian Steiner mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë ndërsa thotë se shpreson që në Samitin e Zagrebit, Shqipëria të marrë një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave dhe se Asutria është një mbështetëse e Shqipërisë.
Panorama raporton se ambasadori austriak dha këtë deklaratë gjatë kumtesës të organizuar nga Ambasada Austriake në Shqipëri dhe qendra Arka në Shkodër “Qëllimë dhe kufizime, shanse dhe rreziqe të proçesit të transformimit në Ballkan” e mbajtur nga profesor Paul Lendvai, i njohur si një nga gazetarët më antikomuniste në Europë.
Deklarata e ambasadorit:
“Austria ka mbështetur gjithmonë Shqipërinë ndaj edhe kësaj radhe mbështesim dhe presim që në Samitin e Zagrebit Shqipëria të marrë një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave. Shpresojmë që kjo të ndodh dhe të gjitha vendet europiane ti përgjigjen pozitivisht Shqipërisë”.
Profesor Lendvai deklaroi se që nga komunizmi Shqipëria ka ndryshuar shumë por duhet mësuar nga e kaluara, të luftohet diktatura apo tendencat autoritare, gënjeshtrat dhe korrupsioni duke e cilësuar si çelësin e ndryshimit të madh përndryshe Shqipëria do mbesë në nivelin e vendeve të pazhvilluara.
Deklarata e profesor Lendvai:
Kam qenë në Shkodër në 1983 dhe me 1984-en po xhiroja një film, jo vetëm këtu në Shkodër por në gjithë Shqipërinë. Kam qenë katër herë në Shqipëri, herën e parë një javë pastaj dy javë dhe mandej kam qenë pas rënies së komunizmit në vitin 1993 për herë të tretë, gjithsej kam qëndruar në Shqipëri gjatë këtyre vizitave një muaj. Kam takuar shumë njerëz, ajo që perjetova ishte se Shqipëria ka qenë vendi ku kishte një diktaturën më shtypëse në gjithë botën komuniste. Dhe ka qenë një kënaqësi e madhe të shihje se kjo situatë ka ndryshuar. Kam shkruar libër për Shqipërinë, i cili është promovuar në ditën kur ka vdekur dikatori Enver Hoxha, ky ka qenë shërbimi i tij i fundit ndaj meje. Pas një viti e kam ribotuar librin, më pas kam dhënë edhe intervistë në vitin 1993. E shoh që Shqipëria sot është totalisht një vend ndryshe. Me probleme shumë të mëdha, por nuk mund ta krahasosh me të kaluaren. Por mendoj se duhet të mësoj nga e kaluara. Të luftoj diktaturen, tendencat autoritariste, gënjeshtrat dhe korrupcionin. Ky është sekreti i ndryshimit. Përndryshe Shqipëria do mbes në nivelin e vendeve të pa zhvilluara.Por mendoj se Shqiptarët janë popull i zoti dhe shumë i talentuar, i njoh shqiptarët në Kosovë, në Maqedoni, disa nga miqt e mij më të ngusht në Vjenë janë Shqiptarë, dhe mendoj se Shqipëria është në rrugë të mirë për një një sistem të ri dhe mënyrë jete të re.
Pyetur nese eshtë cliruar plotësisht Shqipëria nga ndikimi i sundimit përmes diktaturës, dhe nga komunizmi, ai dha kete pergjigje:
Të lirohesh nga e kaluara duhesh fillimisht të lirohesh në kokë dhe në zemër. Kjo është dicka që vetëm populli Shqiptar mundet ta gjykojn sa larg ka shkuar kjo cështje. Unë mendoj se cdo kush që është fajtorë, për periudhen e komunizmit, jo familja e tij, por ai personlisht dhe është fajtorë, nuk duhet të luaj rol vendimmarrës në Shqipëri. Por duhet të tregohet se kush janë personat fajtorë, cilët kanë qenë përgjegjësit. Dhe kjo është mënyra të pastrohemi nga e kaluara.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...