Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf u shpreh se “fakti, që një numër i madh qytetaresh dhe qytetarësh shqiptarë dhanë votën e tyre ne zgjedhjet e 25 prillit, tregon qartë dëshirën për të bashkëvendosur”.
“Kodi i ri zgjedhor e kaloi me sukses testin e tij të parë. Procesi zgjedhor vijoi përgjithësisht pa fërkime, administrata zgjedhore në nivel qendror dhe lokal bëri një punë të mirë”, thekson ambasadori Zingraf në deklaratën e tij.
Lidhur me akuzat dhe ankesat për zgjedhjet mes tyre edhe ato për shitblerjen e votës, ambasadori theksoi se “ato duhet të trajtohen pa vonesë dhe me vendosmëri, në këtë pikë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe organet e drejtësisë duhet të marrin përsipër një përgjegjësi të rëndësishme”, shprehet ai.
Më tej, vlerëson vetëpërmbajtjen dhe maturinë e shumë kandidateve dhe kandidatëve ditën e zgjedhjeve. “Shpresoj që të gjithë aktorët politikë të kenë edhe në të ardhmen një qasje konstruktive dhe bashkëpunuese ndaj njëri-tjetrit. Krahas kësaj, presim që ata të njohin rezultatin e zgjedhjeve. Për ne, me rëndësi vendimtare është rruga e mëtejshme e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”.
Zingraf ka përgëzuar Partinë Demokratike,“që ka mundur të shënojë një rritje të konsiderueshme krahasuar me zgjedhjet e fundit, duke thënë se një demokraci e shëndetshme ka nevojë për një opozitë të fortë parlamentare si dhe për përfshirjen dhe kontributin e saj aktiv, në ligje dhe vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar”./tch
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu