Ambasadori i Republikës Federale të Austrisë në vendin tonë, Christian Steiner iu bashkua shqetësimit për cënimin e lirisë së medias me anë të shoqërimit nga policia të gazetarëve që ndoqën protestat e mbajtura në Tiranë pas vrasjes së Klodian Rashës.
Duke komentuar nga Fieri deklaratën e Komisioneres për të Drejtat e Njeriut në Këshilli ne Europës, Dunja Mijatoviç, diplomati Steiner tha se Liria e Medias duhet mbrojtur si diçka e qenësishme.
“Unë së pari mendoj se liria e shtypit është diçka për tu vlerësuar. Liria e medias duhet mbrojtur si diçka e qenësishme.”
Ambasadori Austriak foli edhe për ndihmën që Bashkimi Europian i kanë dhënë vendit tonë për përballimin e situatës së pandemisë.
“ Bashkimi Europian dhe Austria e përkrah Shqipërinë në tejkalimin e Covid 19. BE ka përkrahur Shqipërinë muajt e kaluar me shumë ndihma mjekesore përsa i përket pajisjeve dhe mjeteve të duhura. Une jam i lumtur se nga pikëpamja austruiake, mund të ndimojmë Shqipërinë me ndihma humanitare.”
Steiner tha se janë duke u bërë përpjekje për sigurimin e vaksinës anti-covid edhe për Shqipërinë.
“Unë besoj se janë duke u bërë perpjekjet e duhura, si për vendet e BE dhe vendet e Ballkanit që të mundësohet diçka e tillë edhe këtu në Shqipëri.”
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...