Ambasadorët amerikanë në Ballkan janë mbledhur në Tiranë në atë që është quajtur si konferenca e parë e Shefave Rajonalë të Misioneve amerikane. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier.
Përpos ambasadorit në Prishtinë dhe nikoqires ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, të pranishëm ishin edhe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, i ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA në Kroaci, Mark Fleming, ambasadorja amerikane në Mal të Zi, Judy Rising Reinke, ajo në Maqedoni të Veriut, Angela Aggeler, ambasadori i SHBA në Greqi, George Tsunis, ai në Bullgari, Kenneth Merten si dhe ambasadori në Bosnje, Michael Murphy.
Po ashtu, në këtë takim ishin edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar si dhe përgjegjës i Qendrës Globale të Angazhimit, James Rubin.
Siç bëri të ditur Ambasada amerikane në Tiranë, diplomatët e lartë amerikanë diskutuan prioritetet rajonale dhe globale, duke përfshirë pushtimin rus të Ukrainës, mundësitë e energjisë, forcimin e institucioneve demokratike dhe luftimin e korrupsionit.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, e quajti këtë takim si një mundësi e mirë për diskutim me homologët e tij në Ballkan.
Çeku: Mbrëmë u mbrojt shteti i Kosovës, racizmi nuk ka vend ...
“Arrestimi i personit të gabuar-veprim i kundërligjshëm arbi...
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e...
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare