Në kuadër të javës italiane të kulturës, u prezantua projekti fitues për ndërtimin e selisë së re diplomatike në vendin tonë.
Në ceremoninë e organizuar për këtë qëllim, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se ky projekt do të jetë mishërimi i kulturës italiane në Shqipëri.
Ky projekt, më shumë se sa thjesht një ndërtesë dhe më shumë se sa kontribut i profesionit më të vjetër në botë, arkitekturës, do të jetë mënyra se si do përfaqësohet Italia. Siç thoshte Renzo Piano, një projekt arkitekture përfaqëson botën siç e njohim sot, kështu që do të jetë një mundësi për të përfaqësuar Italinë siç e njohim sot, në më të mirën, në më të bukurën dhe në më eleganten e vet
Ai shtoi po ashtu, se ajo do i japë jetë kryeqytetit.
“Thoshte Jan Gehl, një nga urbanistët më të mëdhenj të gjallë sot, “në fillim njerëzit i japin formë një ndërtese, pastaj është ndërtesa që i jep formë njerëzve, sepse në atë ndërtesë ndodhin gjëra”. Sot ne jemi në fazën ku duhet t’i japim formë një ndërtese. Ambasada ka marrë një vendim, Bashkia do japë një leje, pastaj do të ketë një projekt zbatimi, kështu që kjo skuadër do i japë formë ndërtesës. Me shumë gjasë në 100 vitet e dyta të Tiranës kryeqytet, kjo ndërtesë do bëhet aq e rëndësishme sa do i japë formë qytetit tonë”, u shpreh Veliaj.
Punimet do të zgjasin 3 vjet dhe ajo që dihet me siguri është që do të jetë ambsada me e bukur e Italisë në botë, siguruan të pranishmit.
Në Konferencën për Shtyp ku u prezantua projekti fitues, morën pjesë Dekani i Fakultetit të Arkitekturës, Ambasadori i Italisë, Ministrja e Kulturës, Kryetari i Bashkisë dhe Administratori i Deleguar i Ars Progetti./abcnews.al
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...