Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, përmes videove shpjegon procesin e reformave në drejtësi

19:54 | 2 Shtator 2019
L G

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka përcjellë këtë të hënë një publikim në lidhje me reformën në drejtësi, për të gjithë ata qytetarë që kërkojnë të njihen më thellësisht me të dhe institucionet e reja të drejtësisë.

Përmes një postimi në rrjetin social, Ambasada e SHBA-ve i fton shqiptarët që të shohin publikimet e mëposhtme.

“Jeni të interesuar të mësoni më shumë rreth reformës në drejtësi? Ndiqni podcast-in e dytë të serisë PodAlbania të prodhuar nga një grup pjesëmarrësish të programeve të shkëmbimit të Departamentit të Shtetit, me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara. Kjo seri synon të sjellë në vëmendje disa nga temat më të rëndësishme që prekin shoqërinë tonë.”-shkruan ne postimin e saj ambasada.

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10156622154250838

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme