Ambasada e SHBA ka uruar 45 magjistratët e rinj që i janë bashkuar gjykatave dhe prokurorive.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ambasada e SHBA kërkon që magjistratë e rinj të jenë në nivel të lartë të integritetit dhe profesionalizmit dhe të tregojnë kurajo për të qenë të pavarur.
Ambasada e SHBA thekson edhe njëherë mbështetjen e saj për sistemin e drejtësisë në vend, teksa thekson se zbatimi i reformës në drejtësi mbetet kyç për të çuar më tej integrimin e Shqipërisë në BE.
“Urime 45 magjistratëve e rinj të cilët ju bashkuan gjykatave dhe prokurorive këtë javë. Qytetarët shqiptarë presin që ju të jeni gjyqtarët dhe prokurorët me nivelin më të lartë të integritetit dhe profesionalizmit, duke treguar kurajon për të qenë të pavarur dhe të paanshëm në çdo hap të rrugës tuaj.
Ne mbështesim Këshillat dhe Shkollën e Magjistraturës në punën e tyre për plotësimin në kohë të vendeve vakante, në mënyrë që drejtësia të vendoset sa më shpejt të jetë e mundur.
Reforma në drejtësi po përparon dhe zbatimi i suksesshëm i saj mbetet kyç për të çuar më tej integrimin e Shqipërisë në BE”, shkruan ambasada amerikane. /rtsh/
Stavileci për kolonat në Merdare: Serbia i ka përzier dërges...
Rama nesër në New York për takimin me shqiptarët e Amerikës
Bayerni raporton Barcelonën në UEFA pas sulmit që iu bë para...
Kurti uron Ditën Kombëtare të Çekisë: Një nga partnerët tanë...
Blinken, thirrje urgjente për zgjidhje të konfliktit në Liba...
Vuçiqi me Von der Leyen folën edhe për Kosovën: Ia shpjegova...