Ambasada e SHBA ka publikuar të dhënat e Departamentit Amerikan të Shtetit për personat e shpallur “non grata” nga Amerika.
Në një raport të publikuar bëhet me dije se numri i personave të shpallur “non grata”, kryesisht për korrupsion është mbi 200. Ndërkohë, në këtë raport theksohet se nuk ka asnjë kthim vendimi apo falje për personat e shpallur non grata.
Publikimi i këtyre shifrave, mesa duket është një përgjigje për ish kryeministrin Sali Berisha, i cili u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pak kohe më parë.
Ky qendrimi ambasadës vjen pak ditë pasi vetë Berisha kërkoi nga Departamenti Amerikan i Shtetit rishikim të vendimit për shpalljen e tij “non grata” nga SHBA.
Nxjerrja e shifrave i jep përgjigjen e qartë Berishës, se nuk ka gjasa të ketë një rikthim të vendimit të shpallur ndaj tij.
58 pacientë janë diagnostikuar me sklerozën multiple në Koso...
Pierre Poilievra mund të bëhet kryeministri i ardhshëm i Kan...
Një veturë ka marrë flakë mbrëmë pas mesnate në Aktash të Pr...
Vrasja në Shkodër, babai i autorit: Djali im të marrë dënimi...
Zjarret vazhdojnë të përhapen në Los Anxhelos
Shiu ekstrem përmbyt Mekën