Ambasada e ShBA-së në Shqipëri e cilëson si të papranueshëm sulmin e 24 shtatorit në Basnjë të Zveçanit dhe se autorët duhet të vihen para drejtësisë, teksa i dërguari me punë i ambasadës së SHBA, David Wisner takoi ministrin e Jashtëm, Igli Hasani.
Wisner e uroi Hasanin për emërimin e ri dhe e falënderoi për partneritetin e fortë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara.
“I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA-së, David Wisner, uroi ministrin e Jashtëm shqiptar Igli Hasani për emërimin e ri dhe e falënderoi për partneritetin e fortë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara. Ata diskutuan situatën në veri të Kosovës, duke rënë dakord se sulmi i 24 shtatorit ishte i papranueshëm dhe se personat e përfshirë në sulm duhet të sillen para drejtësisë. Z. Wisner shprehu gjithashtu mirënjohjen e Shteteve të Bashkuara për bujarinë e Shqipërisë në pritjen e të evakuuarve afganë në pritje të rivendosjes.
Ai falënderoi gjithashtu ministrin Hasani për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë ndaj Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe kandidaturën e Shqipërisë për Komisionin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut”, shkruan ambasada në Facebook.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...