“Reforma në drejtësi ka ecur përpara dhe nuk do të ndalet” – mesazhi i përsëritur nga ambasada e SHBA vjen nga e ngarkuara me punë Leyla Moses-Ones. E pranishme në konferencën me temë “Menaxhimi i çështjes” organizuar sot në Ministrinë e Brendshme, zyrtarja amerikane u shpreh se do të vazhdojë mbështetja për Këshillin e Lartë Gjyqësor, atë të Prokurorisë dhe SPAK.
“Reforma në drejtësi ka ecur përpara dhe nuk do të ndalet. Zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke asistuar në ngritjen e SPAK. Për ne është e rëndësishme të kemi një Shqipëri të zhvilluar, që ecën në rrugën e integrimit euro-atlantik.
Ndihma jonë do të vazhdojë për Këshillin e Lartë Gjyqësor, atë të Prokurorisë dhe SPAK. SHBA po këshillon nga afër prokurorët shqiptar dhe po sjellin ndjekje të dukshme të çështjeve penale. SHBA-të mbështesin të gjitha institucionet e reja të Drejtësisë, si SPAK-u, por më e rëndësishmja është që Reforma në Drejtësi po ecën përpara dhe nuk do të ndalet”, – tha Ones./balkan web
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës