Prej disa ditësh, në adresë të anëtarëve të Këshillit Politik për reformën zgjedhore, ka mbërritur një email nga ambasada amerikane, ku sugjerohet modeli i Danimarkës si sistem zgjedhor.
4-shja e tryezës nuk ka mbajtur një qëndrim publik për këtë çështje, por opozita parlamentare e mirëpret atë.
Gjithsesi, nënkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi kërkon që SHBA ta bëjë publik këtë qëndrim.
“Duhet ta bëjnë publik dhe jo skuthave nëpër bunkerët e Pallatit të Kongreseve, shqiptarët duhet ta dëgjojnë mirë se çfarë mendimi ka faktori ndërkombëtar”, ka thënë Murrizi
Ndryshe nga Murrizi, Ralf Gjoni është falënderues ndaj amerikanëve.
“Ambasadorja e re amerikane ka qenë shumë e angazhuara ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me të dhe është pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për të shtuar parametrat e demokracisë dhe për të siguruar zgjedhje të lira dhe të barabarta për vitin e ardhshëm”, është shprehur Gjoni.
Danimarka ka aktualisht një sistem me lista të hapura, me proporcional kombëtar të korrektuar.
“Është një sistem i propozuar nga 5 deputetë të grupit të PD, 12 qarqe me lista të hapura dhe korrigjim kombëtar, pra një zonë e 13. Numrin e qarqeve nuk e di pasi Danimarka ka 10, ne 12, thelbësore është hapja e listave”, ka thënë ndër të tjera Murrizi.
Një sistem zgjedhor të ngjashëm ka propozuar edhe Deputeti Demokrat, Alban Zeneli.
“Nuk kërkon ndryshime kushtetuese është një sistem i njëjtë me atë që është sot me lista të hapura. Është një sistem proporcional rajonal por me lista të hapura”, tha deputeti Zeneli
Nëse ky model vjen zyrtarisht në tryezë, opozita parlamentare jep garancinë për ta votuar.
Ndër të tjera Gjoni ka theksuar se për kauzën e tyre, që është hapja e listave dhe ndryshimi i sistemit, ky është një hap pozitiv në drejtimin e duhur.
“Unë do të votoj sistemin, kinez, afrikan, hungarez, cek vetëm ky sistem komunist që nuk lejon shqiptarët që të votojnë por vetëm dy grupet, çdo sistem tjetër do ta votoj”, ka thënë nënkryetari i Kuvendit.
“Mirëpres këtë draft dhe forcat politike ta lënë teatrin politik por të merren me atë që është më e rëndësishme konkurrimin e zgjedhjeve të ndershme”, ka thënë deputeti Zeneli.
Për socialistet kjo nuk është një çështje e ndërkombëtarëve.
“Nuk mendoj që kjo çështje duhet të jetë pjesë në propozimet e miqtë e Shqipërisë por palët politike të gjejnë dakordësinë në këtë”, ka thënë Taulant Balla.
Ndërkohë, një Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, disa aktivistë kanë kërkuar sërish mbajtjen e një referendumi për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Ndërsa Damian Gjiknuri, ju dërgoi një email Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit duke ju kërkuar që Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore të mblidhet të enjten ose të premten, duke ju kërkuar qëllimin e përbashkët që reforma të mbyllet brenda 31 majit. /abcnews.al
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...