Google ADS

Ambasada e ShBA në Shqipëri: Kemi dijeni për një kërcënim në Samitin e Iranit në Durrës, qëndroni larg

23:58 | 21 Korrik 2022
L G

Ambasada e ShBA-së në Tiranë njofton se një kërcënim i mundshëm shënjestron Samitin Botëror të Iranit të Lirë i cili pritet të mbahet më 23 dhe 24 korrik në Durrës.

Në njoftim theksohet se autoritetet amerikane kanë dijeni për një kërcënim të mundshëm që synon Samitin Botëror të Iranit të Lirë dhe për këtë arsye u bëhet thirrje qytetarëve amerikanë në Shqipëri të bëjnë kujdes, duke qëndruar larg këtij aktiviteti dhe të përcjellin mediat.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar me anë të një njoftimi në faqen e saj zyrtare lidhur me samitin që do të zhvillohet më datë 23 dhe 24 korrik në kampin e muxhahedinëve iranianë (MEK) në Manëz të Durrësit.

Ambasada bën me dije se lidhur me ngjarjen “qeveria e SHBA është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm që synon Samitin Botëror të Iranit të Lirë që do të mbahet pranë Durrësit, Shqipëri në 23-24 korrik 2022”.

Më tej në njoftim ambasada njofton qytetarët amerikanë që jetojnë në Shqipëri për veprimet që duhet të ndërmarrin për t’u ruajtur nga një sulm i mundshëm./arbresh.info/

Qytetarëve të SHBA-së u kërkohet të shmangin këtë ngjarje:

Monitoroni mediat lokale

Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj

Mbani një profil të ulët

Gjithashtu ambasada vë në dispozicion numra telefoni dhe adresat e saj në mediat sociale për të gjithë ata qytetarë që do të kenë nevojë për ndihmë nëse kërcënim zë vend.

Të ngjashme