Ambasada e Izraelit ka falënderuar Shqipërinë për qëndrimin që po mban kundër atyre që i quan “terroristët” e Hamasit, grupi palestinez që prej së shtunës i ka hapur luftë Tel-Avivit.
Harut Bagamian (o. Harout Baghamian), numri dy i ambasadës izraelite në Tiranë, deklaroi për emisionin “Ekspres” në RTSH se në Shqipëri ekziston një frymë proizraelite.
“Dua të falënderoj shqiptarët, autoritetet dhe qeverinë shqiptare për solidaritetin. Jam krenar që jam në një vend i cili qëndron në solidaritet me popullin tim dhe të vërtetën. Ka vetëm një të vërtetë në këtë histori: është bota e qytetëruar kundër botës së terrorizmit dhe shkatërrimit. Shumë faleminderit Shqipëri, shumë faleminderit Kosovë, që janë shumë pro Izraelit, shumë pro së vërtetës,” tha diplomati Bagamian.
Inkursioni palestinez në territorin izraelit nisi me raketa para se të dy palët të dërgonin ushtarët nga toka. Bilanci pas përballjes luftarake është një tragjedi: mbi 800 jetë të humbura në Izrael dhe më shumë se 500 të vdekur në Gazë.
“Dua të theksoj se ndodhi në një mëngjes të shtune kur izraelitët nuk punojnë. Ishte ditë ftese. U gjetëm në befasi dhe Hamasi e kishte planifikuar pikërisht atë ditë,” u shpreh diplomati.
Hamasi gëzon popullaritet në Rripin e Gazës dhe ka informacione se ka mbështetjen ushtarake dhe financiare edhe të vendeve të tjera armike me Izraelin, si Irani. Ndërkohë në Liban vepron grupi tjetër armik, Hezbollah.
“Izraeli është treguar shumë i duruar me Hamasin. Populli i Gazës nuk është armik i Izraelit, por organizata Hamas, po. Ne jemi përpjekur për t’u dhënë shpresë njerëzve aty dhe fatkeqësisht çfarë kemi parë për dy ditë është që Hamasi nuk kujdeset për njerëzit e vet. Sjellja e tyre ka qenë johumane. Kjo tregon karakterin e tyre vërtetë, sepse nuk duan të qeverisin në mënyrë paqësore, por të shkatërrojnë Izraelin.
I kemi çuar mesazh të qartë Hezbollahut të mos ndërhyjë. Izraeli nuk ka frikë nga këto organizata. Ka një ushtri shumë të fortë, nga më të përparuarat teknologjikisht. Nuk ka rëndësi nëse është Hezbollahu apo Hamasi, të cilat financohen nga Irani. Përgjigjja që do të marrin do të jetë e ashpër dhe e njëjtë.
Izraeli është në gjendje të mbrojë veten me gjithë fuqinë. Çdo burrë dhe grua do të futet në rresht për të mbrojtur vendin. Edhe izraelitët që janë në Shqipëri po kthehen për t’u mobilizuar dhe të bëjnë pjesë e tyre për të mbrojtur Izraelin,” deklaroi Bagamian./rtsh.al/
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...