Google ADS

Ambasada britanike del me thirrje për shqiptarët që nisen me barka drejt Anglisë

23:57 | 21 Tetor 2022
Emir Abduramani

Ambasada britanike në Tiranë, përmes një postimi në Facebook, i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të cilët ndërmarrin rrugë të rrezikshme me gomone drejt Britanisë.

Ambasada ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë të mos rrezikojnë pasi mund të humbasin edhe jetën si pasojë e kushteve të motit.

“Duke u përpjekur për t’u larguar nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar mund të humbësh edhe jetën nga kushtet e rrezikshme të motit. Mos rreziko!”, shkruan ambasada.

Ky paralajmërim vjen pasi në mediat britanike raportohen pa fund raste të shqiptarëve që mbërrijnë ilegalisht në vend, kryesisht me anë të udhëtimit me gomone. /Abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme