Ambasada Amerikane në Tiranë ka paralajmëruar të gjithë ata qytetarë shqiptarë që janë të interesuar për viza në SHBA, që të mos bien pre e mashtrimeve.
Përmes një statusi në faqen zyrtare në ‘FB’ ambasada u bën thirrje qytetarëve që të mos paguajnë para askujt që premton viza.
“Kurrë mos i paguani para dikujt që ju premton një vizë për në Shtetet e Bashkuara. #PyetAnnën!”, – thuhet në mesazhin e ambasadës.
Kujtojmë se pak kohë më parë në Shqipëri u godit një bandë e strukturuar kriminale, e përbërë nga 7 grupe, të cilët çonin emigrantë klandestinë në SHBA dhe në Kanada, në këmbim të shumave të mëdha të lekëve./lapsi.al
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq