Alpinistë nga trojet kombëtare iu ngjitën Malit Skënderbeu

10:15 | 18 Janar 2018
Arbresh.info

Alpinistë nga hapësirat kombëtare u ngjitën dje në Malin e Skënderbeut, 1723 m i lartë, pranë Qafë Shtamës në Krujë.

Në këtë aktivitet, në kuadër të vitit të Heroit Kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, morën pjesë mbi 100 alpinistë.

Sekretari i Federatës së Alpinistëve Gjirokastër Armand Mamani thotë se alpinistët e sfiduan motin e keq, duke u bashkuar në majën e lartë të malit që mban emrin e Heroit Kombëtar.

Gjatë këtij viti do të ketë mjaftë aktivitete sportive e turistike në nderim të figurës së Heroit ton Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/10155956242484536/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme