Televizioni i madh ‘Aljazeera’ ka trajtuar në një reportazh të ditës së djeshme çështjen e pronave në Himarë, që qeveria e Edi Ramës kërkon ti përvetësojë.
Por ndërsa Aljazeera vjen dhe bën një reportazh se si Rama dhe oligarkët e tij po rrëmbejnë tokën e jugut të Shqipërisë, mediat shqiptare heshtin në lidhje me këtë skandal të madh. Por çfarë ka ndodhur. TCH që drejtohet nga Ben Blushi duket se sulmon çdo biznesmen që kërkon të investojë në jug, për llogari të gjobave dhe interesave të resortit të madh që po ndërtohet në jug të vendit.
Por çfarë shkruante dje Aljazerra:
‘Aljazeera’ shkruan se Qeveria shqiptare kërkon të nxisë turizmin duke shkelur të drejtën themelore, atë të pronës. Bëhet fjalë për jugun e vendit, Himarën, aty ku gazetari me origjinë greke John Psaropoulos ka intervistuar banorët etnike grek që ankohen për grabitjen e pronave. ‘Qeveria shqiptare e mori vendin në nëntor për të ndërtuar në bregdetin e jugut, por ky vendim nuk është ratifikuar nga parlamenti dhe as nuk është nënshkruar nga Presidenti. Pronarët etnikë grekë thonë se shteti po u merr me forcë pronën e tyre dhe nuk kanë ku të ankohen (të bëjnë rekurs) pasi gjykatat në Shqipëri kanë pushuar së ekzistuari pas problemeve me korrupsionin’, raporton ‘Aljazeera’. Bëhet fjalë për Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.
Po kështu Deutsche Bank ka vlerësuar pasurinë e tyre nga 800 milionë deri në 1 miliardë e gjysmë Dollarë. Në reportazhin ‘Aljazeera’ flet dhe kryedemokrati Luzim Basha, i cili thotë se qeveria shqiptare punon natë e ditë për të rrëmbyer tokat e qytetarëve të cilat më pas ua shpërndan oligarkëve. Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i intervistuar nga gazetari thotë se qeveria shqiptare sigurohet që toka që i kalon investitorëve të fuqishëm të jetë në përputhje të plotë me ligjin. ‘Al Jazeera’ del në përfundimin se pronarët nuk kanë ku ta kërkojnë të drejtën e pronës për shkak se sistemi i drejtësisë ka rënë në kolaps, për pasojë po përfitojnë biznesmenët e lidhur me qeverinë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...