Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi pas mbledhjes së Kryesisë së partisë se është hedhur hapi i parë drejt negociatave me Komisionin e Rithemelimit, për zgjidhjen e krizës në PD.
Ai ka shtuar se po kërkohet bashkimin për të mirën e demokratëve, duke hequr dorë nga gjuha e urrejtjes.
“Besoj se mirëkuptimi është çelësi për të ecur përpara”, tha Alibeaj.
“Është një hap i parë, si shenjë drejt negociatave, janë tentativa të rëndësishme për të shkuar drejt bashkimit, grupi i punës i përbërë nga të gjitha instancat e partisë. Emrat do t’i përcaktoj unë”, shtoi Alibeaj.
Kryesia e Partisë Demokratike doli me një qëndrim pas mbledhjes së saj ditën e mërkurë në mbrëmje. Qëndrimi përbëhet nga 3 pika, mes të cilave është edhe nisja e bisedimeve me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit për zgjidhjen e krizës në PD.
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...