Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i kërkoi sot qeverisë që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Shkodër, Lezhë dhe Durrës për shkak të situatës së rënduar të krijuar nga përmbytjet.
Në një deklaratë për mediat nga kuvendi, Alibeaj u shpreh se ajo që e bën më të rëndë situatën është dëmtimi i shëndetit dhe jetës së qytetarëve, ku përmendi dhe humbjen e jetës së babë e bir në Malësinë e Madhe mesditën e së dielës.
“Situata e reshjeve të ditëve të fundit ka shkaktuar problematika të rënda në zona të ndryshme të qarqeve Shkodër, Lezhë dhe Durrës. Si pasojë e përmbytjeve janë dëmtuar arat me të mbjella, bagëtitë, shtëpitë e qytetarëve, pasuri të trashëgimisë kulturore, si rasti i Urës së Bahcallëkut në Shkodër”, tha Alibeaj.
“Por, ajo që e bën më të rëndë situatën është dëmtimi i shëndetit dhe jetës së qytetarëve, sic ishte rasti i tragjik i humbjes së jetës së dy qytetarëve, babë e bir, në Malësinë e Madhe. Nisur nga ky bilanc tragjik për shëndetin, jetën, pronat dhe pasuritë e qytetarëve të këtyre zonave, ne vlerësojmë se përmbushen kriteret kushtetuese dhe ligjore për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, tha ai.
Shqipëria prej tre ditësh është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, ku situata më problematike ka qenë në Shkodër.
Si pasojë e motit të keq dy persona në Malësi të Madhe humbën jetën mesditën e së dielës pasi makina me të cilën po udhëtonin u mor përpara nga rrjedha ujit.
Ndërkohë në Durrës problematike paraqitet situata në zonën e ish-Kënetës, ku ditën e djeshme uji u fut deri në katet e para të banesës. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...