Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike Enkelejd Alibeaj, ka folur për mungesën e transparencës në fushën e financimit të fushatave zgjedhore.
Në fjalën e tij gjatë tryezës për diskutimin e financimit të partive politike, Alibeaj tha se financimi bëhet për interesin e partive politike, duke sugjeruar se financimi nga shteti do të ishte më efektivë dhe i drejtë për të gjitha partitë.
Alibeaj tha se duhet të zhvillohet aftësia e KQZ-së për të zbatuar në mënyrë efektive kërkesat ligjore në lidhje me mbikëqyrjen e financimit të fushatës.
Gjithashtu Alibeaj tha se financimi me fonde private i partive politike, shton mundësitë e ndikimit nga burime të paligjshme, kriminale dhe korruptive.
“Dua ta filloj këtë diskutim, duke u ndalur tek raporti final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Ky raport është në fakt një lloj manuali pune që do të udhëheqë të gjithë veprimtarinë e Komisionit, dhe një ndër veprimet e para që ne kemi bërë ka qenë pikërisht dërgimi i një kërkese Misionit për të kërkuar që të na asistojnë me ekspertizën e tyre të çmuar.
Raporti përmban tre rekomandime sa i përket financimit të fushatave zgjedhore të partive politike. Përkatësisht:
1. Autoritetet duhet të marrin në konsideratë ndryshimet ligjore për të zgjeruar rregulloret dhe kufijtë e dhurimeve dhe shpenzimeve, siç janë caktuar për partitë politke, që ato të aplikohen edhe për palët e treta.
2. Në mënyrë që të rritet përgjegjësia e partive politike dhe transparenca e përgjithshme e procesit zgjedhor, duhet të merren në konsideratë që t’u kërkohet garuesve të zbulojnë të ardhurat dhe shpenzimet e tyre të fushatës para ditës së zgjedhjeve.
3.Duhet të zhvillohet aftësia e KQZ-së për të zbatuar në mënyrë efektive kërkesat ligjore në lidhje me mbikëqyrjen e financimit të fushatës.
Dy rekomandimet e para i përkasin punës që duhet të bëjë Kuvendi, nëpërmjet Komisionit të Reformës Zgjedhore, ndërsa rekomandimi i tretë, sigurisht shumë i rëndësishëm mbetet për t’u adresuar nga kolegët tanë të KQZ-së. Duke u ndalur shkurtimisht te rekomandimet, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 u vu re një fenomen, i cili sigurisht nuk ishte i ri, por mungonin të dhënat statistikore, që kishte të bënte me financimin e palëve të treta, të cilët ndërhynin në mënyrë të drejtpërdrejtë në fushatë zgjedhore, duke u përpjekur që të formësonin mendime të caktuar të zgjedhësve. Veçanërisht, ky fenomen u vu re në rrjetet sociale, të cilat për shkak të zhvillimit të fushatës zgjedhore në kohë pandemie, morën një rëndësi të jashtëzakonshme. Për të kuptuar më mirë këtë fenomen, mund të na ndihmojë një investigim profesional i kryer nga gazetarët e BIRN. Konkretisht, ky investigim tregoi se përvec kandidatëve dhe partive politike, shpenzime të larta në Facebook janë bërë edhe nga një numër faqesh, të cilat kanë publikuar reklama denigruese kundër opozitës, faqe të tilla si “Untold Stories of Albania”, “Punë Punë”, “Të jesh grua”, “Pakëz Dritë” dhe “Ligj dhe Rend”, tha Aliebaj./abcnews.al/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...