Kreu i Departamentit të Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ftuar në “Tonight Ilva Tare”, se 18 shkurti është fillimi i një lëvizje të madhe antisistem.
Alibeaj: Protestat janë një lloj ngjarje që ndodhin dhe realizohen në demokraci të shëndetshme. Ka më shumë se sa një arsye për të protestuar. Për arsimin, shëndetësinë, për papunësinë, kanabisin, krimin, trafikun, korrupsionin. Në qoftë se do të ishim vetëm këto arsye do të ishim në një situatë normale. Nuk është vetëm kaq. Në një demokraci të shëndetshme, populli vendos qeverinë një herë në 4 vite. Ajo çfarë vendi ynë nuk ka demokraci të shëndetshme, është se kjo qeveri nuk garanton elementin bazik nëpërmjet procesit zgjedhor.
Tare: Protestë paradhënie për zgjedhjet…
Alibeaj: Do t’i vjedhë zgjedhjet siç i vodhi në Korçë, në Dibër, në Ersekë. Do të hedhë kopetë e kaçakëve për të kërcënuar zgjedhësit. Do të nxjerrë kriminelët nga burgu siç po ndodh dhe siç do të ndodhë. Do të hedhë kopenë e kriminelëve për të vjedhur votat. Nuk kemi një qeveri, e cila të merakoset se pse nuk mban premtimet.
Ne kemi një simbiozë të një grupi të vogël të lidhur me krimin. Nuk është një protestë thjeshtë dhe vetëm për mos mbajtjen e premtimeve, por më e rëndësishme se kaq është se kjo qeveri nuk garanton që t’i japë qytetarit votën e lirë.
Këto protesta janë antisistem. Është protestë që do të duhet të garantojë një gjë; sovrani të flasë i lirë dhe i qetë. 18 shkurti është fillimi i një lëvizje. PD nuk ka marrë flamurin e protestës. Nuk është e PD-së është e shqiptarëve. Populli besoj se do ta ndjekë. Se çdo të ndodhë më 18 shkurt e në vazhdim, populli do të vendosë. Kam ca ndjesi të vogla që kjo protestë përfshin edhe televizionin tuaj për presionin që ka ndjerë nga qeveria.
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...