Pas vizitës së realizuar në Prishtinë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkë partiakët dhe bashkëpunëtorët e tij, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Sistem Politik, Artan Grubi, ministri i punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ministri i Financave, Fatmir Besimi, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe i Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini po qëndrojnë për vizitë pune në Tiranë.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë këtij takimi biseduan mbi rëndësinë e funksionimit sa më parë të sistemit një sportelesh One Stop Shop në pikat kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe me këtë edhe për liberalizimin edhe më të madh të lëvizjes së qytetarëve tanë, shkruan arbresh.info.
Ndërtimi i Korridorit 8-të dhe 10-D si dhe ngritja e hekurudhës që do të lidh Detin e Zi dhe Detin Adriatik prej Republikës së Bullgarisë, përmes Republikës së Maqedonisë së Veriut e deri në Republikën e Shqipërisë, rruga e Arbërit si një arterie tejet e rëndësishme për të dy vendet, lidhja energjetike Manastir – Elbasan si dhe shumë projekte të tjera ishin gjithashtu pjesë e diskutimit mes kryetarit Ahmeti dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
Gjatë këtij takimi u këmbyen mendime edhe mbi rëndësinë e shfrytëzimit të portit të Durrësit nga ana e qytetarëve por edhe bizneseve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si një hap shumë i rëndësishëm që do të ndikojë pozitivisht në rritjen e zhvillimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar jo vetëm mes dy vendeve tona por edhe vendeve të të gjithë Ballkanit Perëndimor.
Kryetari Ahmeti dhe kryeministri Edi Rama me këtë rast kanë biseduar edhe për perspektivën e integrimit të të dy vendeve në Bashkimin Europian si dhe dialogun me Bullgarinë përfshirë këtu pritshmëritë për zhbllokimin e rrugës për marrjen e datës dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim.
Në fund të këtij takimi Ali Ahmeti dhe z. Edi Rama kanë vlerësuar se kufijtë e të dy vendeve janë të sigurta, ndërkohë që në bashkëpunim me vendet tjera anëtare të NATO-së dhe në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëhen përpjekje maksimale që qëndrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë të mos dallojë në asnjë mënyrë nga qëndrimet e fuqive të mëdha mike. /arbresh.info/
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...