Në periudhën e pranverës për shkak të poleneve ka një numër shumë të lartë të personave që shfaqin probleme alergjike.
“Pacientët që janë sensibël nga polenet. Nisin tani në periudhën e marsit dhe vazhdojnë deri në periudhën e qershorit. Pas kësaj periudhe vijojnë ata që janë të ndjeshëm nga pemë”.
Simptomat e alergjisë ngjasojnë me gripin, por zgjasin më shumë në kohë.
“Polenet kapin rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Pjesën e hundës, por edhe të syve. Djegie apo kruajtje të syve si dhe lotim. Kollë të thatë kruajtje por edhe djegie të qiellzës”.
Mjekja specialiste Gjustina Loloçi, shprehet se për të marrë mjekimin e duhur pacientët duhet ti drejtohen mjekut alergolog për të bërë provat e alergjisë në mënyrë që të përcaktohet se çfarë u shkakton alergji.
“Nëse simptomatika e tyre është e sapo shfaqur trajtohen me medikamente për të ulur nivelin e simptomave. Por nëse vërehet se kjo përsëritet gjatë gjithë sezoneve dhe ato bëhen më agresive. Fillohet trajtimi me imunoterapi që është vaksina kundër alergjisë, kundër polenit përkatës në mënyrë që desensibilizohet, pra që ti iki ndjeshmëria ndaj këtij alergeni. Trajtimi zgjat 3-5 vite”.
Reaksioni alergjik mund të nis thjeshtë si një bezdisje me kollë dhe teshtima, por mund të kthehet edhe në një kërcënim për jetën. Veç problemeve shqetësuese në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, alergjitë mund të zhvillojnë edhe astma bronkiale. Dhe këtë gjë e parandalon vaksinimi.
Sëmundjet alergjike nuk njohin moshë, ato mund të shfaqen edhe te të rritur jo vetëm fëmijët. Veç anës gjenetike ndikim në rritjen e tyre janë faktorët ambiental.
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...