Katër ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është ndalur tek faktorët që ndikuan sipas tij, në humbjen e opozitës.
Aleati i Bashës tha se në këtë proces ka qenë shqetësuese situatë me krimin dhe drogën, ç’ka sipas tij solli blerjen e votës.
Sipas Mediut, edhe në raportin e OBSE/ODIHR është pasqyruar shqetësimi për blerjen e votës në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.
Një tjetër faktor që sipas kreut të PR ka ndikuar në humbjen e opozitës në këto zgjedhje, është pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në votime.
“Kanë qenë fenomene shoqëruese që njiheshin gjatë periudhës së fushatës, rreziku nga krimi, droga, tentativa për blerjet e votës. Raporti i OSBE e ka përmendur faktin e blerjes së votës. Shkonin nga 100-200 mijë lekë të vjetra. Nëse rastet janë denoncuar do të thotë se kjo nuk është një fenomen i izoluar, por i pranishëm. Ne po kalojmë në korruptimin e shoqërisë, duke i thënë se nuk ka vlerë zgjedhja e tyre, por që zgjedhja e tyre do të blihet. Rama bëri një fushatë qesharake pa thelb e pa përmbajtje. Kryeministri e ka raportin me qytetarët, jo me koalicionin apo të tjerët”, ka thënë ai në “News 24”.
Ai shtoi se fushata e opozitës duhet të kishte më shumë adrenalinë. Por sipas Mediut, koha për organizimin e fushatës ishte e shkurtër.Duke u ndalur tek hartimi i listave, Mediu tha se ky proces duhet të marrë më shumë kohë.
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së