Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka reaguar në lidhje me lajmin e bërë publik këtë të mërkurë nga kryebashkiaku Veliaj, i cili u shpreh se është arritur një marrëveshje mes tij dhe artistëve për godinën e Teatrit.
Por sipas aleancës asnjë marrëveshje nuk është arritur dhe nuk do të arrihet derisa qeveria të heqë dorë nga ligji i ve asnjë marrëveshje nuk është arritur dhe nuk do të arrihet derisa qeveria të heqë dorë nga ligji i veçantë që ka përpiluar për t’i dhënë pa tender një kompanie shqiptare, tokën e Teatrit Kombëtar.
DEKLARATË E ALEANCËS PËR MBROJTJEN E TEATRIT
Si rrjedhojë e takimeve të vazhdueshme private që vazhdon të kryejë Kryetari i Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, duam të informojmë publikun dhe qytetarët se:
Së pari, nuk ka asnjë kompromis dhe marrëveshje me asnjë përfaqësues qeveritar pa u tërhequr ligji i veçantë nëpërmjet të cilit kërkohet të kryhet ndërtimi i godinës së re të Teatrit Kombëtar. Ky ligj i veçantë, nëpërmjet të cilit qeveria i jep vetes pushtetin të negociojë pa kushte me një kompani të paravendosur, jo vetëm bie në kundërshtim me ligjet aktuale për prokurimin publik, partneritetet publike-private, dhe pushtetin vendor. Akoma më tej, ai është në kundërshtim të qartë të Kushtetutës ku sanksionohet barazia para ligjit dhe ndarja e pushteteve. Shteti dhe shoqëria shqiptare nuk kanë nevojë për artifica të tilla ligjore. Ato krijohen vetëm për të mbrojtur me ligj autorët e grabitjes së pronës publike.
Së dyti, kurrsesi dhe absolutisht nuk mund të ketë falje të truallit publik ku shtrihet Teatri Kombëtar dhe ai Eksperimental. Këto metoda financimi jo vetëm që nuk janë “falas”, jo vetëm që i kushtojnë më shtrenjtë publikut, por kanë si qëllim të vetëm vjedhjen e pasurisë së përbashkët – pasuri jo vetëm e artistëve, por e të gjithë shoqërisë shqiptare. Si rrjedhojë qëndrimi i SASE mbetet i qartë dhe i pandryshueshëm: Qeveria duhet të tërheqë draftin e ligjit të veçantë dhe të fusë procesin në kuadrin e rregullt ligjor. Vetëm ky proces garanton gjetjen e mundësive të ndryshme në lidhje me godinën e Teatrit si zgjidhjen më të mirë teknike.
Së treti, Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj aktualisht nuk ka asnjë status për kryerjen e negociatave apo dëgjesave publike. Teatri është pronë publike në varësi të Mistrisë së Kulturës, e cila është po ashtu përgjegjëse për nisjen e procedurave të rregullta ligjore. Përfshirja e z. Veliaj jo vetëm që është personale dhe informale, por është në kundërshtim të frymës së procedurave ligjore aktuale dhe parimit të ndarjes së pushteteve. Z. Veliaj është i mirëpritur të japë mendime personale, ashtu si gjithë qytetarët e tjerë, por asgjë më shumë se kaq./syri net
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...