Deri tani, ujëmbledhësi i Manskurisë, me i madhi për furnizimin me ujë të pijshëm nga zona turistike e Plepave deri ne Golem, humb 60 për qind të kapacitetit të tij.
Të gjendur në një situate me mot të nxehtë dhe pa reshje shiu, specialistët janë të shqetësuar nëse ky ujëmbledhës do të përballojë furnizimin normal me ujë në një periudhë ku rritet numri i turistëve dhe rrjedhimisht edhe kërkesa për ujë është më e madhe.
Jashtë kamerave përgjegjësit e ujëmbledhësit shprehen së nëse prurjet do të mbeten në të njëjtat kuota, vija bregdetare nga Plepat deri në Golem duke përjashtuar zonën e Durrësit, rrezikojnë të mos furnizohen më ujë të pijshëm.
Pamjaftueshmëria më ujë në sezonin veror ku reshjet nuk janë dhe aq të zakonshme ri-sjell në vëmendje problemin me digën në ujëmbledhësin e Manskurisë.
Prej dy vitesh për shkak të dëmtimit të digës, ai mbahej nën kapacitetin prej 4.2 milionë metër kub ujë, për të shmangur çarjen e tij.
Me një sipërfaqe prej 64 hektarësh ujëmbledhësi i Manskurisë funksionon nën kapacitet e tij, duke vënë në rrezik furnizimin me ujë të mijëra familjeve dhe bizneseve që ofrojnë shërbime kryesisht për turistët e shumtë. /Tv Klan
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...