Me ritmet e tanishme të rënies së lindshmërisë, emigracionin dhe lëvizjen e qytetarëve, Shqipëria rrezikon që të rrudhet në pak më shumë se 1 milionë banorë deri në vitin 2100.
Ky është alarmi që mbërrin nga një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, më konkretisht nga Departamenti i Popullsisë në këtë organizëm ndërkombëtar, që ka ndërtuar projeksionet për popullsinë globale deri në fund të shekullit të 21-të.
Për Shqipërinë, ky departament del në një projeksion me tre skenare të mundshme, njëri më negativ se tjetri. Varianti optimist është ai që parashikon një tkurrje me vetëm 100 mijë banorë në krahasim me popullsinë aktuale, pra Shqipëria e vitit 2100 do të banohet nga 2.8 mln banorë. Që të realizohet ky skenar kërkohet ndalja e fenomenit të emigracionit.
Skenari i dytë, që është më i keq është ai i tkurrjes së popullsisë me 1.2 milionë banorë, ndërsa skenari katastrofik është i fundit dhe parashikon rënien e popullsisë nën 900 mijë banorë.
Raporti bën një krahasim të ndryshimeve demografike të ndodhura në popullsinë totale të botës dhe vendeve të veçanta nga viti 1950 e deri më tani, si dhe projeksionet për 80 vitet e ardhshme.
Sipas tyre, nga viti 1950 deri në censusin e fundit të zhvilluar në vend, pra deri në vitin 2011, popullsia e Shqipërisë u rrit me 164.69 për qind, ndërsa në projeksionet e mëhershme, tkurrja deri në vitin 2100 parashikohej në 42.06 për qind.
Sa i takon popullsisë globale, OKB parashikon që në vitin 2050 ajo të cekë 9.7 miliardë banorë, ndërsa në vitin 2100, 11.2 miliardë. Rritja më e madhe do të regjistrohet në Afrikë dhe Azi./top channel
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...