Alarmin për praninë e mushkonjave në plazhe dhe në zonat urbane, po e ngrenë me shqetësim edhe ekspertët e shëndetësisë.
Mjeku infeksionist Tritan Kalo, thotë se përmes pickimit të mushkonjave rrezikohet transmetimi i shumë sëmundjeve, përfshirë infeksione në sistemin nervor.
“Përpos irritimeve lokale që mund të mbi infektohen e të qelbëzohen, ato përhapin infeksione të sistemit nervor qendror, tsutsugamushin apo ethen me dhimbje poliartralgjike, malarien, etj. Përderisa sëmundje të tilla i raportojnë fqinjët tanë jugorë, grekët dhe ata veriorë të përtej Adriatikut, italianët, ne nuk jemi të përjashtuar prej tyre”.
Më tej Mjeku Kalo apelon për ta filluar sa më shpejt procesin e dezinsektimit, edhe pse e cilëson tepër të vonuar këtë si proces.
Mungesa e dezinsektimit në këtë sezon veror erdhi si pasojë e pezullimit të tenderit të organizuar nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara. Kjo pasi subjektet ofertuese u ankuan në Komisionin e Prokurimit Publik në lidhje me kriteret e vendosura.
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...