Alarm për bombë pranë ambasadës së Ukrainës në Tiranë

17:00 | 14 Tetor 2024
E.H

Një alarm për bombë është ngritur pak minuta më parë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

A2 CNN mëson se në policinë e Tiranës ka mbërritur një telefonatë që ngrinte alarm për bombë në rrugën “Ukraina e Lirë”, përgjatë së cilës ndodhen ambasada e Ukrainës, edhe ajo e Rusisë.

Pas verifikimeve të kryera dyshohet që alarmi i ngritur nga një telefonatë anonime të jetë fals.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme