Paraditen e sotme në ambasadën shqiptare në Athinë ka pasur një telefonatë për bombë.
Telefonata ka qenë vetëm 7 sekonda, ndërsa autori ka thënë ‘Ju kemi vënë bombë’.
Kaq ka mjaftuar që stafi i ambasadës shqiptare në Athinë të evakuohet menjëherë dhe policia greke të niste hetimet.
Autoritetet greke pas kontrollit disa orë nuk kanë gjetur asgjë dhe alarmi ka rezultuar falas. Ndërkohë që mediat greke e tjetërsuan alarmin për bombë duke e referuar pranë Gjykatës së Lartë të Greqisë. Përballë kësaj situate Ministria e Jashtme Shqiptare ka thirrur menjëherë ambasadoren e Greqisë në Athinë.
“Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Eleni Surani u thirr sot në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në Greqi, duke nisur nga alarmi për bombë pranë Ambasadës tonë në Athinë, djegia e bizneseve shqiptarë, protesta para ambasadës dhe konsullatës tonë si dhe djegia e flamurit kombëtar.
Ambasadores iu kërkua distancimi dhe në të njëjtën kohë, dënimi nga ana e autoriteteve greke ndaj këtyre akteve të rënda që cenojnë klimën e marrëdhënieve miqësore mes fqinjëve.
MEPJ nënvizoi gjithashtu nevojën që autoritetet greke të marrin masat e duhura për të garantuar jetën dhe pronën e shtetasve shqiptarë me banim në Greqi”, njofton ministria.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...