Lëvizja Socialiste për Integrim rrezikon të shkrihet fare si parti. Bojkoti i zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, por edhe djegia e mandateve duket se po dëmton më tepër partinë e Monika Kryemadhit, krahasuar me Partinë Demokratike.
Kjo e fundit është një parti që ka një elektorat bazë, ndryshe nga LSI, e cila elektoratin e saj e mban pranë vetës vetëm përmes punësimit. Por në kushtet kur Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar thuajse të gjitha bashkitë e drejtuara prej saj, ka nisur edhe hemorragjia në radhët e kësaj partie. Sipas informacioneve, mësohet se me futjen në zyra të kryebashkiakëve socialistë të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, shumë nëpunës të LSI kanë nisur të kalojnë tek Partia Socialiste. Mësohet se kjo lëvizje ka prekur të gjitha bashkitë që deri më dje administroheshin nga Lëvizja Socialiste për Integrim, ku shumica kanë kaluar apo do të kalojnë pranë socialistëve, në mënyrë që të mbajnë vendin e punës. Gazeta e ka paralajmëruar edhe më parë këtë gjë, por dorëzimi i 8 bashkive në duart e mazhorancës qeverisëse, duket se po sjell fundin e LSI më shpejt se sa mendohej. Po ashtu, burimet i thanë gazetës se në shumë qytetet nëpunës së bashkive të administruara deri më dje nga partia e Kryemadhit janë parë në zyrat e Partisë Socialiste për të marrë teserën e kësaj partie, lëvizje kjo që do t’i ndihmojë ata që të ruajnë vendin e punës.
Alarm në partinë e Kryemadhit
Interesant është fakti se rikthimi i “hemorragjisë” në këto ditët të nxehta vere, ka ndezur alarmin tek Lëvizja Socialiste për Integrim, e sidomos tek krerët e saj bashkëshortët Ilir dhe Monika Kryemadhi. Këtë të fundit teksa po shikojnë me sytë e tyre që “kalatë” e LSI po bien një nga një dhe militantët apo anëtarët po rendin drejt PS, janë pushtuar nga paniku. Kjo pasi nëse do të vijohet me këto ritme, brenda këtij viti Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbetet pa anëtarë, ku i vetmi elektorat i saj do të jenë vetëm drejtuesit e partisë. Megjithatë, kjo është vetëm njëra anë, pasi Kryemadhi, Meta dhe drejtues të tjerë të kësaj partie kanë edhe një tjetër merak që po i sfilit dhe po i lë pa gjumë. Mësohet se frika tjetër e madhe që po bashkëjeton me Kryemadhin dhe të tjerë titullarë të kësaj partie është reforma zgjedhore. Një ndryshimi i sistemit zgjedhor që do të favorizonte Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste, me shumë gjasa do të çonte për “skrap”, jovetëm LSI, por gjithë partitë e tjera të vogla. Dhe për të vërtetuar se ekziston një merak i kësaj natyre, mjafton të shikosh retorikën e ashpër të presidentit Ilir Meta, i cili është në sinkron me Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke mbrojtur njëri-tjetrin.
“Shkrirja” e LSI, Rama porosi socialistëve
Kryeministri Edi Rama urdhëroi pak ditë më parë vartësit e tij në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste, pas zgjedhjeve të 30 qershorit që të mobilizohen fort, me qëllim “shkrirjen” e LSI. Mësohet se një nga taktikat që socialistët do të përdorin kundrejt militantëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim është se do t’i ftojnë në Partinë Socialiste, duke iu kujtuar që në fillim kanë qenë socialistë. Ndërsa një tjetër taktikë që socialistët do të ndjekin për të joshur militantë, është gjatë takimeve me militantët do t’u kërkojnë këtyre të fundit që t’i bashkohen PS, pasi LSI nuk do të vijë më në pushtet dhe se vetëm Partia Socialiste ua garanton vendin e punës. Ndërkohë që taktika tjetër është shkarkimi nga puna
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...