Apeli i GJKKO e Apelit ka lënë në fuqi masën e arrestit të shtëpisë për gjyqtaren Mimoza Margjeka.
Në dalje nga seanca Margjeka ka kërkuar që të flasë për mediat por në këto momente ajo është konfliktuar me policinë që ishin aty për ta shoqëruar.
Margjeka ka hedhur akuza ndaj shtetit duke thënë se vendimi ndaj saj ka qenë me indicie politike. Ajo ka këmbëngulur vazhdimisht se shteti po e godet për refuzimin e mandatit ndaj Valbona Sakos, ish-kryebashkiakes së Durrësit të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019.
”Gjykata e Apelit lë në fuqi masën e arrest shtëpie. Ky shtet nuk bëhet më. Dilni përballë shtetit, harroje se guxon kush. Kush është goditur, kush është futur në burg. Mos më prek. Mos më prek. Mos kini frikë, nuk bëhet shteti me monstra. Shtet mafioz dhe kriminel.”- tha Margjeka.
Gjyqtarja u arrestua më 9 shtator ku në bashkëpunim me një avokat dhe një shef departamenti në një Universitet kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, duke i dhënë shtetases Mimoza Margjeka, me detyrë gjyqtare, aktualisht e komanduar në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, shtetasit Arben Cara, një shumë prej 6.000 eurosh, si përfitim të paligjshëm./TCH
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...