Akuzohet për vrasjen e Xhuljano Bullarit, tenton të vetëvritet në burg Bledar Selmanaj

20:52 | 17 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Një djalë i ri që akuzohet se ka kryer vrasje, tentoi sot t’i japë fund jetës në mjediset e burgut të sigurisë së lartë ku ndodhet në pritje të gjykimit.

Bledar Selmanaj, autori i dyshuar për vrasjen e Xhuljano Bullarit, ka tentuar të vetëvritet në burg, citon News24 burime nga burgu i Peqinit.

Sipas informacioneve, Bledar Selmanaj ka tentuar të vetëvritet në burgun e Peqinit, ku dhe ndodhet aktualisht.

Bëhet me dije se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Të ngjashme