Olesia Duka, stomatologia nga Tirana e akuzuar për mashtrim në shumë të mëdha të 11 biznesmenëve mbetet në burg.
Gjykata e Apelit Durrës shtyu për në datën 21 mars shqyrtimin e ankimimit të apelimit të masës së sigurisë për 38 vjeçaren. Gjykata e Apelit Durrës kishte marrë dy kërkesa për këtë çështje. Një pasi është bërë pa autorizim nga një ish-avokat i Dukës, e cila nga ana tjetër kishte depozituar një kërkesë tjetër.
Gjykata e Apelit Durrës la në “arrest me burg” Olesia Dukën, stomatologen 38 vjeçare nga Tirana të akuzuar për mashtrim në shuma të mëdha të 11 biznesmenëve.
Trupi gjykues, la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke mos pranuar apelimin.
Arben Llangozi, përfaqësuesi i ri ligjor i 38 vjeçares theksoi se kërkesa e parë ishte e pa autorizuar nga e pandehura. Apelimi i dytë do të shqyrtohet nga gjykata më datë 21 Mars. Vetë 38 vjeçarja Duka, nuk ishte e pranishme në seancë, ndërsa avokati kërkon një masë më të lehtë sigurie, me argumentin se ajo nuk përbën rrezik./oranews
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi