Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri ka vendosur sekuestrimin e pasurive të Redian Rrajës.
Redian Rraja është i akuzuari i SPAK si një nga atentatorët e prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, në nëntorin e vitit 2019.
Këto janë pasuritë e sekuestruara të Rrajës:
Pasuria apartament, me sip 76 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetasit R. Rraja.
Pasuria, me sip 30 m2, njësi (Tiranë), regjistruar në emër të shtetasit R. Rraja.
Pasuria njësi me sip 127.5 m2 (Tiranë), e regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që është në zotërim të tërthortë nga shtetasi R. Rraja.
Pasuria garazh me sip totale 18.09 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që është në zotërim të tërthortë nga shtetasi R. Rraja.
Pasuria garazh me sip totale 18.09 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që gjendet në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja.
Automjeti me ngjyrë gri të tipit Audi, A8, sekuestruar shtetases K. K. por që është në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja.
Automjeti me targë Audi A8, regjistruar në emër të R. Rraja.
Një orë dore Roleks.
Shuma prej 2750 Euro.
Në atentatin e ndodhur pranë mbikalimit të Shkozetit në aksin Durrës-Tiranë, u plagos prokurori Ndoja, aktualisht i shkarkuar nga vetting-u, pasagjeri tjetër Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut si dhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi jetë pak ditë pas ngjarjes. /A2/
Miratohet në Kuvend Programi Kombëtar për Integrim Evropian ...
Incidenti në “Car Llazar”, IPK-ja rekomandon suspendimin e d...
Sveçla thotë se bisedoi me Sarrazinin për kontrollin e mallr...
Si të shmangen sëmundjet e trashëguara?
Kadrijaj: Kurti e Gërvalla nuk kanë çka prezantojnë para bas...
Disa të plagosur, përfshirë një fëmijë, nga një sulm rus në ...