Në konferencën e përbashkët me Ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu është rikthyer sërish akuzave të opozitës sa i takon investimit në Portin e Durrësit.
Në fjalën e tij, Rama nënvizoi se ky është një projekt që do zhvillojë qytetin e Durrësit dhe do të rrisë vlerën e pronave në zonë.
“Ndërkohë akuzat me serbë dhe me nuk e di se çfarë tjetër nuk e di se çfarë tjetër janë prodhime të një tërbimi të madh non-gratash dhe spiunësh për investimin më të madh të huaj në rajon. Për një investim që do të jetë krenari kombëtare pasi do të transformojë njëherë e përgjithmonë dhe do çojë në një nivel tjetër turizmin në Shqipëri, do rrisë vlerat e pasurive të patundshme në gjithë zonën e Durrësit”, tha Rama.
“Do të rrisë vlerën dhe çmimet e gjithë hotelerisë në zonën e Durrësit, do të rrisë eksponencialisht punësimin jo vetëm për zonën e Durrësit por edhe të Tiranë , s’do krijojnë zinxhir ekonomik, vlerë për mijëra fermerë që prodhojnë ushqime që do duhet të konsumohen në qytetin e Durrësit. Të ngresh akuza të tilla në hava është fatkeqësi e madhe kombëtare. Ne jemi në anën e dinjitetit dhe të krenarisë kombëtare pa lartësuar emrin e Shqipërisë kudo që flas. Berisha është një spiun komunist”, u shpreh Rama.
“Non gratat e turpërojnë emrin shqiptar dhe emrin e Shqipërisë. Nuk ka asgjë më shumë për të ardhur keq, kur pasqyrat mediat reflektojnë këtë deformim të madh pa asnjë lloj kontributi për të ndarë shapin nga sheqeri”, tha ai më tej. /tch/
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale