Akuzat e Sali Berishës dhe hetimi i SPAK-ut, reagon sërish Veliaj

10:14 | 10 Dhjetor 2024
A Z

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sot lidhur me disa hetime pasurore të SPAK ndaj familjarëve të tij.

Ai përmes një postimi në Facebook ka drejtuar edhe akuza të ashpra ndaj kreut të Partisë Socialiste, Sali Berisha.

“Po e nis këtë reagim me një ndjesë të përulur për të gjithë ju, që jeni duke lexuar këto fjalë drejtuar një hiene të xhindosur, një qenie të paskrupullt, një kufome të pakallur të quajtur Sali Berisha – një ligësie, i cili e ka helmuar dhe fatkeqësisht, vijon ende ta helmojë e ta përçajë këtë vend prej 34 vjetësh”.
Ai ka shpjeguar se çfarë ndodhi ditën e 6 dhjetorit kur përfaqësues të BKH sipas tij pa një vendim gjykate për të hyrë në shtëpi janë shoqëruar nga bashkëshortja qoftë në zyrën e saj, qoftë në shtëpinë e prindërve, shkruan Euronews.al.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme