Për largimin e tij nga gara e 25 Prillit, Ditmir Bushati ka dhënë një version tjetër nga ai që paraqiti Rama, sipas të cilit ai “nuk e kishte punuar tokën” në kuptimin që nuk kishte punuar si duhet me socialistët. Gjatë një interviste me Adi Krastën në A Show, Bushati kujtoi rezultatin e vitit 2017 të PS në Shkodër, të cilin ai e quajti “historik”. Për të treguar se shpjegimi i Ramës nuk qëndronte, Bushati kujtoi se pas vendosjes së Ilir Beqes si drejtues qarku në Shkodër, objektivi i socialistëve kishte qenë i njëjti rezultat, pra sërish 4 deputetë.
“PS në Shkodër ka marrë rezultatin historik në 2017 dhe nëse ka një gjë të padrejtë është linçimi im publik për Shkodrën. Sot për shkodrën u vendos Ilir Beqja dhe objektivi është 4 mandate, pra drejtuesi politik ndërrohet dhe objektivi mbetet i njëjti. Pra kur flitet për lërim toke, rezultati i 2017 mbetet historik dhe nuk gjen akuza për manipulim për klimën politike etj etj” tha ish ministri i jashtëm.
Po atëherë përse e përjashtoi Rama nga gara për Shkodrën? Bushati në këtë pikë tregon se kur u ftua në PS, Rama i kërkoi që t’i japë fytyrën e tij politikës dhe për të kjo do të thoshte, të mos bënte pakt me Djallin.
“Dhe më ka bërë përshtypje kur Edi Rama më ka thënë “Dua t’i japësh fytyrën tënde politikës”, dhe unë kështu e kam kuptuar, që të mos bëja pakt me djallin dhe disa fenomene gërryese të tranzicionit t’i përballonim, fillimisht brenda radhëve tona, po kur veshi zë shumë dyllë, duhet të flasësh në publik. Prandaj them, se kam qenë i qartë për këtë vendim se nuk kam parë reflektim. E kam thënë edhe pas rënies së tërmetit që më është dukur vetja si inxhinier që thotë shiko se ky pallati ka rrezik shembjeje. Se unë e kam thënë që nuk jam as senator as rishtar në politikë. Do kisha kompleks nëse do kisha bërë pakt me djallin, nëse do i kisha dhënë akses krimit, nëse do isha peng i tyre” tha Bushati.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës