Akulli në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë po shkrihet… të paktën në një drejtim… atë të ekonomisë. Pas dy vitesh pezull si pasojë e marrëdhënieve gati të ngrita politike, në Tiranë u zhvillua Forumin e Biznesit mes dy vendeve.
“Shpreh dëshirën që takimi i sotëm i biznesit të hapë rrugë të reja komunikimi dhe bashkëpunimi. Ju ftoj si biznesmenë dhe investitorë të merrni pjesë aktivisht në rrugën e rimëkëmbjes dhe transformimit të Shqipërisë, Greqisë dhe Ballkanit në përgjithësi. e ardhmja është para nesh. Mund të ecim së bashku drejt saj”, tha Kostas Fragogiannis, zv/ministri i Jashtëm i Greqisë.
Me një përshëndetje në gjuhën greke, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri një ftesë të drejtpërdrejtë investitorëve dhe politikanëve në shtetin fqinj. Të njëjtën ftesë drejtoi dhe kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.
“Shqipëria është një vend i bekuar dhe duke ju uruar “kali dhulja simera” (punë të mbarë) ju ftoj të shikoni, mendoni dhe të reflektoni të jeni pjesë e ekonomisë sonë dhe për të qenë bashkë me ne, krahë për krahë në zhvillimin e Rajonit tonë”, tha ministri i MEKI, Blendi Gonxhja.
“U bëj thirrje sipërmarrjeve greke që ta shohin sipërmarrjen shqiptare si një partner të suksesshëm, serioz dhe të qëndrueshëm dhe të krijojnë kontrata të përbashkëta bashkëpunimi”, deklaroi Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.
Nga forumi i Biznesit Shqipëri-Greqi, Presidentja e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Athinës Sofia Kounenaki, tregoi edhe sektorët e ekonomisë shqiptare që po lakmohen nga biznesmenët grekë.
“Shqipëria ka potenciale në sektorë si ushqimi dhe pijet, ndërtimi, turizmi, fusha në të cilat bizneset greke kanë eksperiencë të lartë. Mundësi të jashtëzakonshme ekzistojnë gjithashtu në sektorë si farmaceutika, materialet e ndërtimit dhe energjia. Një fushë me rëndësi dhe e spikatur janë startup-et dhe inovacioni”, tha Sofia Efraimoglou Kounenaki, Presidente e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.
Shqipëria renditet ndër partnerët kryesorë të Shqipërisë në drejtim të investimeve të huaja direkte dhe tregtisë së jashtme./A2cnn
Kurti mori pjesë në Forumin Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024
Dështon gjykimi për gazin lotsjellës, seanca e radhës një di...
PDK rikthehet në Kuvend, amendamentet e tyre nuk përkrahen n...
Përfundon gjykimi për këtë javë ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ...
Ursula von der Leyen i shpëton jetën një pasagjeri në një av...
Grabiti 5.4 milion euro në aeroportin e Rinasit, dënohet me ...