Qumështi dhe nënproduktet e tij janë vënë në fokus të kontrolleve të Autoritetit Kombëtar të ushqimit, për të mos lejuar abuzimet apo cenimin e shëndetit të konsumatorit me produkte të pasigurta.
Në një intervistë për Euronews Albania drejtoresha e diskaterit më të lartë të cilësisë dhe sigurisë ushqimore, bën me dije se ka nisur një program i thelluar hetimi, monitorimi dhe verifikimi sa i përket importit të qumështit pluhur, importit të yndyrave bimore dhe mënyrën si përdoren në teknologjinë ushqimore.
“Janë verifikuar 25 subjekte importuese, janë në proces verifikimi 40 subjekte përpunuese. Deri tani kemi në përpilim 3 dosje që do t’i shkojnë organeve të prokurorisë për mashtrim ushqimor me nënproduktet e qumështit,” – tha drejtorja e AKU-së, Jeta Deda.
Produktet e konstatuara nga AKU me shkelje, nuk kanë qenë në treg, por janë ndalur që në prodhim.
“Ajo që shkruhet në etiketë nuk është e njëjta me atë që është deklaruar dhe që reflekton në raport analiza. Ne e kemi parandaluar hedhjen në treg të këtyre produkteve. Nuk po kontrollojmë vetëm atë që hyn në tregun shqiptar brenda për brenda por dhe atë që na hyn nga jashtë,” – u shpreh Deda.
Drejtoresha e AKU-së teksa siguron mbi produktet ushqimore që ne konsumojmë në përditshmëri kërkon edhe ndihmën e konsumatorëve për të denoncuar në çdo kohë, parregullsitë që hasin teksa bëjnë blerje.
Kontrollet janë të shtrira jo vetëm në subjektet prodhuese, por edhe në të gjitha produktet që tregtohen në pika të mëdha apo dyqane të vogla.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...