384 subjekte në zonat turistike në Shqipëri, ndër të cilat markete, restorante, “fast food” dhe pastiçeri kanë rezultuar jashtë kushteve higjieno-sanitare nga kontrollet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në një njoftim për shtyp bëri të ditur të mërkurën se në kuadër të masave të marra për sezonin turistik veror për vitin 2017, për periudhën qershor-gusht ka kryer 1285 inspektime.
Nga inspektimet e kryera janë marrë 384 masa administrative me gjobë dhe paralajmërime për subjektet, në të cilat janë vërejtur mangësi të kushteve higjieno-sanitare, mungesë dokumentacioni shoqërues, mungesë të librezave shëndetësore të personelit dhe analizës së ujit, mungesë e planit mbi masat e luftës kundër dëmtuesve, brejtësve dhe insekteve.
Numri më i madh i inspektimeve është kryer në qarqet Durrës dhe Vlorë, për shkak edhe të subjekteve të shumta, që ushtrojnë aktivitetin , si bare, restorante, fast-foode etj.
Në çdo rast inspektorët e AKU kanë kryer kontrolle periodike në të gjitha restorantet dhe subjektet e tjera, për të garantuar sigurinë ushqimore në zonat bregdetare, aty ku konsumi është rritur ndjeshëm për shkak të rritjes së fluksit të madh të pushuesve.
Kontrollet do të vijojnë deri në përfundimin e sezonit turistik, në të gjitha restorantet, baret, fast-food, markete etj, për të garantuar sigurinë ushqimore.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje të gjithë konsumatorëve, që për çdo shqetësim që kanë lidhje me sigurinë ushqimore, të denoncojnë pranë portalit online “Inspektori digital”.
Spiropali: Kosova meriton anëtarësimin në BE
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...