Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë, ka reaguar sërish sot lidhur me aksionin e AKU, e cila sipas saj po mban prej 4 ditësh në ambientet e Doganës së Tiranës, një ngarkesë me 5 ton kripë Himalaje e cila i përket Kompanisë Neranxi.
“Këto veprime janë një këmbanë e fortë alarmi se mafia në pushtet tashmë ka futur duart thellë në industrinë ushqimore dhe ndalon konkurrenën e ndershme. Ky është një lajm i keq për biznesin e ndershëm dhe një lajm akoma më i keq për konsumatorët të cilët duke konsumuar ushqime të klientëve të pushtetit, do të jenë gjithnjë e më të pasigurtë për cilësinë e tyre. Kush do guxonte të kontrollonte miqtë e pushtetit, nëse malli i tyre është cilësor ose jo?! “ thuhet në deklaratën
Deklarata e plotë:
Ashtu siç është bërë me dije nga shumë media tashmë, prej 4 ditësh, po mbahet padrejtësisht në ambientet e Doganës së Tiranës, një ngarkesë me 5 ton kripë Himalaje e cila i përket Kompanisë N.N.SHPK (Neranxi). Meqenëse legjislacioni shqiptar nuk e lejon tregtimin e kripës e cila ka sasi jodi nën 20%, Kompania në fjalë ka bërë pasurimin e kripës së Himalajeve me jod në Kosovë dhe e ka sjellë atë në Shqipëri. Në dokumentacionin shoqërues të mallit, theksohet se krahas përqindjes së lartë të mineraleve që ka kripa e kuqe e Himalajeve, ajo është pasuruar gjithashtu me jod, në masën 40%.
Mirëpo fillimisht e bllokoi AKU ditën e shtunë, edhe pse gjithë dokumentacioni ishte në rregull dhe më pas edhe Instituti i Shëndetit Publik i cili nuk pranoi të marrë mostrat për kontroll, gjë e cila është rreptësisht e ndaluar sipas legjislacionit shqiptar, sepse nuk mund të bllokohet puna e një biznesi, në këtë rast prej 4 ditësh. Pra shkelja e parë ka të bëjë me refuzimin e kontrollit të një malli dhe e dyta dëmin edhe ndaj shtetit i cili në shitje merr 20% të vlerës. Një tjetër problem i madh është, se edhe po ti çosh në gjyq, sipërmarrjet private që nuk janë klientë të pushtetit, nuk fitojë asnjëherë asnjë gjyq me institucionet shtetërore dhe arsyeja dihet, politika dhe gjyqësori janë një. Kujtojmë që drejtuesit e kësaj kompanie kanë qenë vazhdimisht kritikë ndaj pushtetit dhe aktiviteti nuk ka përfituar asnjëherë asnjë para publike.
Mendojmë se këto veprime bllokuese të biznesit, kanë prapavijë dhe qëllime të mirëmenduara. Gjithçka bëhet e drejtuar nga qeveritarët dhe Kryeministri Edi Rama, në mënyrë që të favorizojë në treg klientët e tij dhe oligarkët e pushtetit.
Këto veprime janë një këmbanë e fortë alarmi se mafia në pushtet tashmë ka futur duart thellë në industrinë ushqimore dhe ndalon konkurrenën e ndershme. Ky është një lajm i keq për biznesin e ndershëm dhe një lajm akoma më i keq për konsumatorët të cilët duke konsumuar ushqime të klientëve të pushtetit, do të jenë gjithnjë e më të pasigurtë për cilësinë e tyre. Kush do guxonte të kontrollonte miqtë e pushtetit, nëse malli i tyre është cilësor ose jo?!
I bëjmë thiirrje organeve kompetente përgjegjëse dhe Kryeministrit Edi Rama, të mbajë larg duart nga biznesi i ndershëm i cili punon me përkushtim, paguan taksa, punëson njerëz dhe duron përditë problemet që i krijon shteti, në vend që t’i ndihmojë./bw
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...