Çështja e ish-ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahirit, ka disa ditë që është bërë kryetemë në media.
Mesa duket, një ngjarje e tillë nuk ka arritur të kalojë kalimthi dhe pa vëmendje edhe tek artistët shqiptarë.
Është aktorja Eni Jani, e njohur për publikun më shumë si ‘Era’ e telenovelës “Njerëz dhe Fate”, e cila ka reaguar së fundmi me një koment mbi këtë çështje.
Ajo ka komentuar në një video të publikuar nga kryeministri Edi Rama, në të cilën shfaqen disa pamje të një ekspozitë të artistes nga Kosova, Lala Meredith-Vula.
E revoltuar me këtë postim, Eni ka komentuar se është e habtiur se si ka mundësi që kryeministri të diferencohet nga çështja më e përfolur e këtyre ditëve në Shqipëri, duke promovuar kështu një ekspozitë.
E revoltuar aktorja shkruan se nuk i besohet që me këtë situatë që po ndodh kryeministri publikon këtë status.
“Nuk dua të besoj që e ke nxjerrë këtë status sot. Njerëzit janë gati të dalin në protestë se nuk po i dilni zot Saimirit ti thua ekspozitë…Më duket sikur po talleni me besimin që ju është dhënë. Ky është moment shumë i rëndësishëm edhe për ju personalisht, nëse nuk i qëndron në krah Saimirit, ju do zhgënjeni shumë njerëz që besuan në ju. Në mos mendoni për Saimirin, mendoni për figurën tuaj të paktën. Dëshpërim, zhgënjim” (sic.), ka shkruar aktorja Eni Jani në komentin e saj.
Përplasja e dy makinave i mori jetën të miturit në trotuar, ...
Hansi Flick vlerëson performancën e lojtarëve të tij pas fit...
DW: Serbia po armatoset – Sa ka rrezik për luftë në Ba...
Donald Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, prokurorët nisi...
Izraeli miraton ligjin që mundëson dëbimin e familjeve të su...
Tifozët parisien i dalin në mbështetje Palestinës me një kor...