Google ADS

Aktorja e famshme shqiptare infektohet me Covid-19, shtrohet në spital

08:32 | 4 Tetor 2020
L G

Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Rajmonda Bulku raportohet se është infektuar me Covid-19.

Aktorja 63-vjeçare është shtruar në spital, por sipas mjekëve, gjendja e saj paraqitet e qëndrueshme.

Rajmonda Bulku është një ndër aktoret më të njohura të kinematografisë shqiptare, ndërsa ka qenë shumë aktive edhe në politikë si pjesëtare e lëvizjes së Dhjetorit ’90 dhe si deputete në Paralamentin e Shqipërisë.

Deri në këto momente, sipas shifrave zyrtare, Shqipëria numëron 14117 të infektuar me Covid-19 dhe 392 viktima.

Të ngjashme