Julian Deda ka prezantuar kandidaturën në primare për Bashkinë e Tiranës.
Në një konferencë për mediet, Deda tha se në 21 vite rrugëtim të jetës së tij, e ka parë Tiranën si kryemundësinë për të gjithë, por ajo e ka humbur pak nga pak këtë shkëlqim.
“Ky qytet prej 8 vitesh qeveriset me dorën e majtë dhe gjërat nuk kanë shkuar aspak mirë. Në duhet ti shtrijmë bashkëqytetarëve tanë dorën tonë të djathë”.
“Tirana nuk ia ka borxh askujt që të përdoret si mish për topin e axhendave personale politike, e unë besoj se e vetmja axhendë që i duhet Tiranës është ajo në shërbim të qytetarëve”.
“Unë besoj se ka ardhur koha që Tirana të punojë për qytetarët e saj, dhe jo për vetëm për interesat e një njeriu apo të një grushti të vegjël njerëzish rreth tij”, tha ai./atsh
Funksioni i ri i AirPods të Apple mund të ndihmojë njerëzit ...
Në podcast me Toni Kroos, Klopp i ashpër me deklarata për Ra...
Drenusha: Në Big Brother hyra për fëmijët e mi
SHBA-ja thotë se afër 8.000 trupa koreanoveriore janë në kuf...
Krijimi i “Shtetit Bektashi”, Rama: Po ta kisha unë në dorë ...
Forca e lëngjeve bimore për një lëkurë të shëndetshme